Sot më 27 janar bota kujton ditën ndërkombëtare e Holokaustit. E vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së si ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Kjo ditë sjellë në mendjen e njerëzve miliona të vrarë nga gjenocidi i Gjermanisë nazistë, të kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa, në thelb të saj qëndron përpjekja bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmin.
Në masakrën e kësaj lufte janë shënuar më shumë se 6 milionë hebrenj të vrarë, si dhe shfarosja e tyre nga nazistët. Këta të fundit zgjodhën mënyrat më të tmerrshme për të zhdukur ata njerëz të pafajshëm nga faqja e dheut, për t’u marrë atyre njerëzve të pafajshëm jetën , në mënyrë të padrejtë.