Plani franko-gjerman i BE-së hap rrugë evropiane dhe i mundëson disa vendeve të ndryshojnë mendimin për statusin e Kosovës, u tha në një konferencë në Beograd.
Kështu është përmendur sot në Beograd në panelin e Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian për kapitullin 35, i cili në procesin negociator të Serbisë i referohet dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bazë të propozimit evropian hap mundësinë e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa nga Serbia kërkohet që të mos e pengojë atë, u tha në panelin ku përfaqësues të shoqërisë civile analizuan planin franko-gjerman.