Forumi Ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Prishtinë për herë të parë në fushën e turizmit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij, vlerësoi lartë marrëdhëniet e mira me Kroacinë duke thënë se pos gjeografikisht lidhshmëria ekziston edhe politikisht e historikisht.
“Jemi dy vende të lidhura ngushtë më njëra-tjetrën politikisht, historikisht por edhe gjeografikisht. Ka ardhur koha që t’i forcojmë edhe lidhje tona në ekonomi, pasi i shqyrtova lidhet tona të shkëmbimeve tregtare ndihem i sigurt që jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë dhe ta kapim këtë mundësi që të kemi një lidhje të jashtëzakonshme në vitin 2023”, u shpreh Kurti.