Presidenti i Ukrainës Zelensky ka falënderuar udhëheqësit e të gjitha shteteve perëndimorë për dërgimin e tankeve për të mbështetur luftën kundër Rusisë.
Në një fjalim të tij ai i ka kërkuar Perëndimit të dërgojë në Ukrainë edhe raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë për të përmbysur luftën e Rusisë.
Komentet e tij erdhën pasi SHBA-ja dhe Gjermania kanë njoftuar se do të dërgonin tanket “Abrams” dhe “Leopard” në Ukrainë.
Kjo nga Rusia është quajtur “provokim flagrant”. Zyrtarët rus kanë thënë se çdo tank i dërguar në Ukrainë do të shkatërrohet.
- Advertisement -
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, ka thënë se tanket do të “digjen si të gjithë të tjerët”.
Zelensky ka thënë se Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar që të bëjnë “përparim në aspekte të tjera të bashkëpunimit të mbrojtjes”.