Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, janë pajtuar që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak në Twitter.