Agjencia e lajmeve BBC ka shkruar se shitjet e Microsoftit janë ngadalësuar ndjeshëm pasi klientët që përballen me gjendje të rëndë ekonomike kanë ulur shpenzimet për teknologjinë.
Kompania ka thënë se shitjet u rritën vetëm 2 për qind në tre muajt deri në dhjetor, në 52.7 miliardë dollarë, rritja më e vogël tremujore në më shumë se gjashtë vjet.
Përditësimi erdhi vetëm disa ditë pasi kompania ka thënë se do të reduktonte fuqinë punëtore me afërsisht 5 për qind, duke eliminuar 10 mijë vende pune.
Industria e teknologjisë është goditur nga shkurtimet e vendeve të punës në muajt e fundit, pasi reklamat dhe shpenzimet e tjera kanë rënë.