Shkruan: Agim Bajrami
Në manastirin e shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarja maqedonase, Emira Selimi, po e mbron, përmes librave, me rinovimin e muzeut, dhe formimin e bibliotekës të librave shqipe.
E reja shqiptare, nga Shkupi, me zemërgjerësinë e saj e mbushur nga dashurin e saj e fortë ndaj historisë dhe kulturës shqiptare, po e lufton e vetëm urrejtjen dhe diskriminimin e qeverisë maqedonase, ndaj shqiptarëve, kur ajo me vendosmëri po angazhohet në ruajtjen dhe avancimin e trashëgimisë kulturore e historike të kombit shqiptar, ku pikërisht në Manastirin e sotëm,në të cilin është formuar, ‘alfabeti i kombit shqiptar’,dhe e reja shqiptare, Emira Selimi, me guxim, ka marr iniciativën, të rinovojë ‘muzeun e alfabetit shqip’ dhe formimin e bibliotekës kombëtare gjithë shqiptare.
Dhe karakteristikë e qytetit të Manastirit antik shqiptarë, është që maqedonasit sllav e quajnë ‘Bitol’ , dhe për çudi aty gjendet vetëm një shkollë fillore në gjuhën shqipe, edhe pse në këtë qytet jetojnë mbi 15% e shqiptarëve, siç thuhet nga shumë hulumtues të pavarur shqiptarë ku shumica prej tyre edhe janë të frikësuar që publikisht të shprehin identitetin e vetë shqiptarë, edhe pse mbajnë emra dhe mbiemra të natyrës jo sllave.
- Advertisement -
Madje, është për keqardhje, se në ‘qeverisjen maqedone’, prej vitit 2001, ministria e arsimit, dhe shumë ministri tjera, udhëhiqen nga shqiptarët, e të cilët nuk u shërbejnë të drejtave kombëtare shqiptare, ndërsa votat i marrin nga ‘komuniteti votues shqiptar’, ndërsa e bëjnë të kundërtën, i diskriminojnë shqiptarët përmes servilizmit ndaj homologëve të tyre maqedonas, duke e ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet publike, ndjekjen e arsimit bazikë e deri në universitet në gjuhën shqipe, punësimin e tyre në mënyrë të barabartë me maqedonasit, nëpër institucionet publike qeveritare.
Nuk ka angazhim të qeverisë, që të ndalojë, migrimin e shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë, për në botën e jashtme,dhe barazimin kushtetues e të drejtave shqiptare, me ato të maqedonasve.
Hiq më mirë nuk qëndrojnë, as shteti i Kosovës, dhe Shqipërisë ,të cilat,do të duhej që me ashpërsinë më të madhe të kërkohej tek bashkësia ndërkombëtare, dhe qeveria maqedonase, të ndërmarrin të gjitha veprimet shtetërore të menjëhershme, dhe në kuadër të kornizës kushtetuese e ligjore, duke i harmonizuar aktet e nevojshme ligjore, që përmes përdorimit praktik të tyre, të vënë në funksion, ‘mbrojtjen e muzeut e të alfabetit të kombëtar shqiptarë’ dhe mundësimin e hapjes së bibliotekës në këtë muze, ofrimin e arsimimit të shkollave shqipe për shqiptarë banorë të Manastirit antik shqiptarë, i shndërruar në Bitolin maqedono- sllav.
Dhe sipas kësaj, shteti i Maqedonisë, mund të ekzistojë vetëm në kuadër të konstituimit kushtetues të dy entiteteve: të shqiptarëve autoktonë dhe maqedonasve sllav.