Qeveria gjermane ka vendosur të dorëzojë tanke luftarake Leopard në Ukrainë. Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur dhe kanali ntv u referohen burimeve të koalicionit.
Revista “Der Spiegel” shkruan, pa cituar burime, se dërgesa gjermane është të paktën një kompani e tankeve Leopard 2A6. Koncerni gjerman i armatimit Rheinmetall bëri të ditur se mund të dorëzojë 139 tanke Leopard në Ukrainë, deri në fillim të vitit 2024.
Qeveria federale do të jepte gjithashtu leje për të eksportuar tanke të tillë që janë në zotërim të shteteve të tjera si Polonia. Aleatët e tjerë ndër të tjera nga Skandinavia gjithashtu duan t’i sigurojnë Kievit tanke luftarake të tipit Leopard 2.