Përmes një postimi Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.