Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për të bërë një analizë të plotë të gjendjes së sigurisë gjatë vitit që lamë pas.
Po ashtu, në fokus të mbledhjes, do të jenë prioritetet për 2023-shit në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve pa dallime.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jenë të pranishëm anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.