Shkruan: Agim Bajrami
Askush, kësaj ‘elite politike’, nuk i beson, përveç se u mungon, niveli bazik i kulturës njerëzore, ata i janë të bindur gënjeshtrave të veta, se përmes demagogjisë dhe hipokrizisë së tyre kamuflante, mund të arrijnë të duken ndryshe në publikun kosovarë, dhe tek bashkësia ndërkombëtare.
Kjo ‘elitë politike kosovare’, është për çdo keqardhje, dhe përveç, se nuk kanë konceptin politik e kulturor të vizionit rugovian, ata/ato, janë edhe të dëmshëm përmes kamuflimeve të tyre demagogjike, të koncepteve të tyre mendore e primitive, për ardhmërinë e vendit dhe civilizimin botëror…
Duhet të theksohej, sa larg janë ideologjisë rugoviane shihet nga krahasimi i pakrahasuar, i liderit kombëtar të Rugovës, i cili në ‘politikën e brendshme kombëtare’ e përçoj dhe themeloi, tek shqiptarët, kulturën dhe urtësinë autoktone iliro-shqiptare duke ndjek politikat ndërkombëtare, të ‘paqes krishtere perëndimore’, si pjesë autoktone, e kulturës shqiptare evropiane, për çlirimin e vendit dhe kombit, nga edhe u përkrah, mbështet dhe u ndihmua nga bashkësia e gjerë ndërkombëtare, dhe u bë shembull me admirim për zgjidhjen e çështjeve tjera kombëtare të urtësisë rugoviane.
- Advertisement -
Kurse sot, ‘kjo elita e trishtë politike e Kosovës, po i bënë homazhe Rugovës të trashëgimisë dhe formimit autokton-shqiptar,duke synuar të mbulojnë devijimet dhe dështimet e tyre të rrugës europiane, përmes mbjelljes së fundalizmit islamik brenda shqiptarëve, me prezantimin e Kosovës të nivelit aziatike, e duke e shndërruar, shtetin dhe shoqërinë, jo funksionale, dhe para dështimit total tek miqtë ndërkombëtarë.
Dhe këta janë,politikanët hipokrit kosovarë, e homazheve tek Rugova, të cilët e kanë izoluar vendin, nga civilizimi i familjes sonë evropiano-perëndimore,dhe përmes, homazheve të varri i Rugovës, mundohen të prezantohen, ndryshe nga janë?!.
(Kjo kolumne është shkruar për Kospress)