Për herë të 28-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Basha: Mosvotimi i komisionit është antikushtetues, opozita po e bllokon pa arsye
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar nga deputetët e opozitës të mos e bllokojnë më themelimin e komisionit hetimor, duke e cilësuar mosvotimin si veprim antikushtetues.
- Advertisement -
“Jemi ende te themelimi i komisionit, prandaj kërkojmë nga deputetët e opozitës që të vazhdojmë me procedurën. Së pari, mosvotimi është antikushtetues – Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë që duhet të votohet. Së dyti, është e paarsyeshme të bllokohet themelimi i komisionit”, deklaroi Basha.
Zemaj: LVV të hapë rrugë ose të ndalë ngërçin institucional
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar edhe një herë Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe mungesën e transparencës për ndonjë marrëveshje të mundshme politike.
“Nuk kemi ndonjë indikacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje, si parti e parë. Përndryshe, çka po ndodh me Kuvendin është e tepërt. Ata ose duhet të hapin rrugë ose të mos vazhdojnë me ngërçin”, u shpreh Zemaj.
Lushtaku: Mazhoranca po tregon kokëfortësi, po neglizhohet konstituimi i Kuvendit
- Advertisement -
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar mazhorancën për vonesat në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke e quajtur qasjen e saj kokëfortësi dhe të dëmshme për vendin.
“Nuk e di cili kurban duhet me u prerë për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregojmë unitet. Po vazhdon kokëfortësia nga mazhoranca dhe nuk ka asnjë reflektim për të ndryshuar veprimet antikushtetuese dhe pa logjikë. Po shihet qartë që po duan t’i neglizhojnë proceset e konstituimit të Kuvendit dhe, si pasojë, po thellohen edhe problemet e qytetarëve çdo ditë”, tha Lushtaku.