Në seancën e fundit të mbajtur të enjten, ligjvënësit dështuan sërish ta funksionalizojnë Kuvendin e Kosovës.
Ngërçi parlamentar po zgjat tashmë gati dy muaj, si pasojë e këmbënguljes së Lëvizjes Vetëvendosje për të zhvilluar votimin për kryetaren e Kuvendit me procedurë të fshehtë. Kandidatura e tyre mbetet Albulena Haxhiu, e cila vazhdon të jetë në qendër të kësaj përplasjeje politike.
Konstituimi në ngërç: Kuvendi mban seancën e 28-të
