Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së një futbollisti me origjinë shqiptare që aktualisht luan në Argjentinë.
“Bukuria e kësaj skuadre kombëtare është se kemi lojtarë nga e gjithë bota, madje edhe nga Argjentina,” deklaroi ai në një prononcim për mediat, duke nënkuptuar një emër të veçantë që mund të shtohet në listën kuqezi.
Bëhet fjalë për Tomas Guidara, një mbrojtës i djathtë 29-vjeçar që aktivizohet te Huracán, në kampionatin argjentinas. Me prejardhje shqiptare, Guidara ka qenë më herët në radarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, por përfshirja e tij në Kombëtare nuk u konkretizua atëherë.
Kontaktet mes palëve janë konfirmuar, por mbetet për t’u parë nëse këtë herë do të finalizohet zyrtarizimi i tij si pjesë e kuqezinjve.