Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka vazhduar vizitën e saj zyrtare në Kosovë me një ndalesë në Mitrovicë, ku ka vizituar qendrën e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kallas përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Duke filluar një ditë të re me vizitën në qendrën EULEX në Mitrovicë.”
Vizita në veri të vendit pason qëndrimin e saj të enjten në Prishtinë, ku u takua me liderë të partive politike dhe diskutoi zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend.
Gjatë vizitës në kryeqytet, Kallas bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka nisur heqjen graduale të masave të vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të institucioneve.
- Advertisement -
