Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku për pasojë një 19-vjeçare ka humbur jetën.
Mediat bëjnë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë edhe dy të rinj të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë rreth shkaqeve apo identitetit të të përfshirëve.