Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.
Në momentin e pritjes zyrtare, ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, i cili shoqëroi mbërritjen e saj me një gjest simbolik, duke u ulur në gjunjë për të përshëndetur mikeshën dhe homologen italiane.
Ky moment i veçantë, ndryshe nga pritjet për liderët e tjerë, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa interpretohet si një shenjë respekti dhe afërsie mes dy vendeve mike.

