Ka ndërruar jetë njëri nga shoferët e përfshirë në aksidentin e rëndë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Komoran.
“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.
Ndërkohë, në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe shoferi i kamionit tjetër, i cili po trajtohet për plagët e marra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të trafikut, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
- Advertisement -
Hetimet lidhur me shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit janë duke vazhduar.