Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > BE alarmon për ngërçin në Kosovë: Institucionet të formohen urgjentisht
Lajme

BE alarmon për ngërçin në Kosovë: Institucionet të formohen urgjentisht

Published 07/05/2025
Share
SHARE

Kriza politike në Kosovë thellohet, pasi për të 12-tën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit, duke lënë vendin pa institucione funksionale tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Emri i propozuar nga kjo forcë politike, Albulena Haxhiu, është refuzuar nga partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – të cilat gjithashtu kanë refuzuar bashkëpunimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Për këtë ngërç politik ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një debat të zhvilluar në Parlamentin Evropian, theksoi se është në interes të Kosovës që sa më parë të formohen institucionet e reja.

“Është në interesin e Kosovës që t’i formojë sa më parë institucionet e saj për të çuar përpara reformat urgjente evropiane,” deklaroi Kos, duke shtuar se nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje duhet të jenë prioritet për qeverinë dhe kuvendin e ri. Ajo nënvizoi gjithashtu se plotësimi i këtyre kritereve do të hapte rrugën për lirimin e fondeve të BE-së për Kosovën.

- Advertisement -

Komisionerja përsëriti gjithashtu nevojën që Kosova të përmbushë pa vonesa obligimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast Vetëvendosjes. Ndërkohë, partitë e mëdha opozitare, përfaqësuesit e komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë, duhet të propozojnë nga një kandidat për postin e nënkryetarit. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve bëhet me shumicë votash dhe është kusht për përfundimin e seancës konstituive, që më pas hap rrugën për formimin e qeverisë së re.

Për momentin, mbetet e paqartë se si do të zhbllokohet situata, ndërsa përpjekjet për konstituim pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

KosPress Portal 07/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?