Shkruan: Agim Bajrami
Agim Bajrami tha për agjencinë e lajmeve Kospress, se këto ditë, publiku kosovarë, u njoftua se një shërbim i inteligjencës i një vendi anëtar të BE-së, duke aluduar në ‘BND gjermane’, edhe pse këtë informatë ambasada gjermane, nuk e ka konfirmuar, se organet kosovare të drejtësisë, nga ky burim, janë bërë të ditura, se disa emra të zyrtarëve të LDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie, kërcënohen seriozisht nga një strukturë e organizuar kriminale me origjinë nga jashtë dhe e ndërlidhur me organizimin e mirë brenda vendit.
Kjo do të mund të dihej me siguri, nga vlerësimet e policisë së Kosovës, nga të dhënat e disponuara,e të pranuara nga ‘burimi i informimit’, por logjika e shëndoshë, të çon në vlerësimin se këto të ashtuquajtura, “kërcënime, ndaj zyrtarëve të LDK -së, më shumë ka gjasa të jenë false, se sa të vërteta”.
Dhe pse, ngase, LDK-ja në skenën politike publike në Kosovë, pas vdekjes së Rugovës, më shumë, njihet si mbështetëse dhe e involvuar në krim e korrupsionit masiv dhe servilizëm ndaj qarqeve të caktuara ndërkombëtare, për favore politike ndaj Serbisë, se sa ndaj interesave të përgjithshme kombëtare, apo për ndonjë vizion politik të mirëfilltë ku do të mund të përfitonin qytetarët e këtij vendi.
- Advertisement -
Dhe nga natyra e kësaj çështje, kush mund të ketë përfitime politike, në viktimizimin e LDK-së, përmes, kërcënimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie, dhe ngritjen e imazhit tek votuesit e kësaj partie. Dhe, LDK-ja njihet për fushatat e saja zgjedhore, duke u viktimizuar , atëherë ,kinse është viktimë e krahit të luftës ,ndërsa pas fushatës, qeverisin bashkërisht.
Më shumë gjasa, viktimizimin e LDK- së, dhe përpjekjeve për ngritjen e simpatisë dhe imazhit te publiku kosovarë, që në zgjedhjet e ardhshme të mund jetë, faktori përcaktues i ‘qeverisjes së vendit’, e ka burimin e kërcënimeve të imagjinuar, dhe mund të jenë, në vendet e interesit për prurje në qeverisje, si, fqinji verior, apo edhe të disa segmenteve të vendeve ndërkombëtare të këtij i interesi, që ‘vazalin e tyre’, e donë në qeverisje të vendit.
Por në fund, organet e drejtësisë, të shtetit të Kosovës,janë të thirrura, në përcaktimin profesional në bazë të provave të disponuera, se a ka “kërcënim real,apo false, ndaj zyrtarëve të LDK-së… Është sigurt, se VV-ja, si parti në pushtet, nuk ka interes, për kërcënime të tilla, siç po aludohet me nënvedijen e disave, mbasi edhe nuk ka për çka, për pasivitetin e një partie.
Dhe kujt i intereson, përçarja, dhe mjegullia në Kosovë, përgjatë këtyre tensioneve të zhvilluara në vend, rajon e më gjerë, me siguri atyre, që janë të interesuara, të bien në pushtet, partin, pa aktivitet politik, dhe pa vizion politik,por përmes viktimizimit të sërishëm të saj, dhe servilizëm ndaj interesave të huaja?!