Ka dështuar për herë të nëntë seanca konstituive. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, ka propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet i fshehtë. Kjo është kundërshtuar nga të gjitha grupet parlamentare, përveç LVV-së.
Me votim të fshehtë ka provuar Lëvizja Vetëvendosje që të konstituojë Kuvendin e Kosovës, në tentimin e nëntë, por as kjo formë nuk arriti të kishte miratimin e deputetëve, meqë komisioni i përkohshëm nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.
Nga 110 deputetë prezentë, vetëm 55 deputetë votuan, 54 për dhe 1 kundër.
PDK,LDK dhe AAK e kanë kundërshtuar duke thënë se nëse procedohet tutje do t’a dërgojnë në kushtetuese.
- Advertisement -
Meqë nuk pati vota të mjaftueshme as për të mandatuar komisionin i cili do të merrej me votimin e fshehtë, kryesuesi Dehari e ndërpreu seancën, duke e caktuar takimin për të shtunën nga ora 10:00.