Ish-opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka treguar një anë më personale të jetës së tij në një intervistë të fundit, ku ka folur për fillimet e lidhjes me bashkëshorten e tij, Vlera Devollin.
Arbëri, i njohur për angazhimin e tij në çështje humanitare përmes organizatës “Fundjavë Ndryshe”, ka rrëfyer se për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre në distancë, udhëtonte çdo fundjavë për të qenë pranë Vlerës. Pavarësisht vështirësive dhe distancës së gjatë, çifti arriti ta ruajë dashurinë dhe vite më parë e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Sot, Arbëri dhe Vlera janë prindër të një vajze dhe shijojnë jetën familjare larg vëmendjes së tepërt mediatike.