Sonte në orën 21:00 zhvillohet gjysmëfinalja e parë e UEFA Champions League mes Barcelonës dhe Interit, një përballje që pritet me shumë interes nga adhuruesit e futbollit evropian.
Trajnerët Hansi Flick dhe Simone Inzaghi do të duhet të përballen me disa mungesa të rëndësishme në skuadrat e tyre. Barcelona do të jetë pa shërbimet e Balde, Bernal, Casado dhe Robert Lewandowskit, i cili është jashtë për shkak të një problemi fizik.
Në anën tjetër, Interi nuk do të mund të llogarisë në Carbonin, Correan dhe Pavard, të cilët janë gjithashtu të dëmtuar.
Pavarësisht mungesave, të dy skuadrat pritet të dalin në fushë me formacionet më konkurruese të mundshme për të siguruar një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kësaj faze gjysmëfinale.
- Advertisement -
Më poshtë janë formacionet e mundshme për sfidën e mbrëmjes:

