Reshjet e pandërprera të shiu janë bërë shkas për vërshime të befasishme uji, që kanë paralizuar në një pjesë të rrugëve të Pejës.
Mediat ka raportuar se disa lokale buzë rrugës atje rrezikohen të përmbyten, ndërsa uji ka depërtuar edhe në brendësi të shkollës ekonomike “Ali Hadri”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftoi se pas shirave të rrëmbyer të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kanë dalë nga shtrati.
Sipas parashikimeve, situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim.
- Advertisement -
Instituti paralajmëron se në ditët në vijmë mund të vijojnë përmbytjen në disa pjesë të Kosovës, e po kështu nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.
Në qytete si Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku, janë ende të freskëtat kujtimet e vërshimeve masive të ujit një vit më parë, ku pati dëme të mëdha nëpër shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë.