Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka bërë të ditur se ka përfunduar punën për albumin e tij më të ri të shumëpritur, “Icon”. Fillimisht, artisti kishte njoftuar se albumi do të publikohej i plotë më 1 maj, por ka vendosur të ndjekë një strategji tjetër lançimi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Noizy bëri me dije se më 1 maj do të publikohet vetëm kënga e parë e albumit, ndërsa pjesa tjetër do të zbulohet gradualisht – nga një këngë çdo javë.
View this post on Instagram
- Advertisement -
“Dhe pas 4 javësh do të dalë i plotë në të gjitha platformat. A jeni gati për listën e këngëve?”, shkroi ai, duke e shoqëruar njoftimin me një thirrje për fansat.
Kjo qasje e re synon të mbajë publikun të angazhuar dhe të krijojë një atmosferë pritjeje për secilën këngë të albumit.