Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se Gjermania nuk varet me nga importet ruse për furnizimet me energji.
Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, prej nisjes se luftës se Rusisë ne Ukraine vitin e kaluar.
Pas nisjes se luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz ne Evrope, duke rritur shqetësimet e evropianeve për ndërprerje të rrymës ketë dimër.
Mirëpo, Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.
- Advertisement -
“Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”.
Në të kaluarën, Gjermania ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit qe i është nevojitur, si dhe më shumë së një të treten e naftës.
Rusia ika ndalur furnizimet më gaz në gusht të vitit të kaluar, derisa Gjermania ka hequr dore nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti kështu raportoj ministri i financave Christian Lindner.