Pas triumfit të tij spektakolar në “Big Brother Albania 4”, këngëtari Gjesti ka krijuar një mister të ri për fansat e tij me një lëvizje të papritur në rrjetet sociale. Ai ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij zyrtar në Instagram, duke ngjallur një sërë spekulimesh dhe diskutimesh mes ndjekësve.
Ky veprim misterioz ka shkaktuar kuriozitet të madh, pasi është një strategji e zakonshme në industrinë e muzikës, shpesh e përdorur për të paralajmëruar projekte të reja. Gjesti, i cili ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm në muzikë, duket se po përgatit terrenin për lansimin e këngëve të reja.
Pas suksesit të tij të fundit, është e qartë se këngëtari po planifikon një etapë të re në karrierën e tij muzikore, dhe ky veprim mund të jetë një sinjal për ndjekësit se prurjet e reja janë shumë pranë.