Një nga hite më të mëdha të vitit 2013, “Zogu” i Tunës, që shënoi një kthesë në muzikën shqiptare, duket se po kthehet sërish në treg. Por kësaj here, kënga nuk po i këndohet nga vetë këngëtarja, por nga djali i saj, Zen.
Tuna ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një video të djalit të saj duke kënduar “Zogun”, hitin e nënës së tij, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Zogu i zogut”. Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar pozitivisht ndaj interpretimit të Zenit.
Këngëtarja, e njohur për sjelljen e një fryme të re në muzikën shqiptare, ka vazhduar të jetë aktive me projekte të ndryshme muzikore. Një prej bashkëpunimeve më të fundit të saj ishte ai me ish-kunatën Nora Istrefi, me të cilën, mesa duket, ka një marrëdhënie më të ngushtë pas përfundimit të martesës me vëllezërit Berisha.