Më një postim në Facebook Profesori i filozofisë Blerim Latifi tha se, pa dashur ta paragjykojë rastin e atij që dje u quajt “planifikim atentatesh ndaj kreut dhe zyrtarëve të LDK-së”, më duhet ta rikujtojë një fakt të mirënjohur nga i madh e i vogël në Kosovë: lehtësia me të cilën shqiptarët nxjerrin nga goja e tyre të shame nga më morbidet dhe kërcënime të hapura ndaj atyre me të cilët kanë mospajtime të natyrave të ndryshme.
Por kjo nuk është e tëra.
I mllefosur për kush e di çfarë dreq arsyeje, derisa rri në kafe, në rrjete sociale, apo është duke biseduar me dikë në telefon, shqiptari nuk ngurron fare të hartojë listash njerëzish të cilët ai do të donte t’i shihte të vdekur.
Zakonisht në lista të tilla përfshihen politikanë dhe figura të tjera të jetës publike.
- Advertisement -
Këtë lloj çmendurie komunikative alla shqiptarçe, në shtetet perëndimore nuk e kuptojnë dot, prandaj kur ndodhë që përgjuesit e shërbimeve të tyre inteligjente kapin biseda të tilla shqiptarësh të marrë, natyrshëm ato alarmohen. Sepse në një shoqëri normale secili alarmohet kur dëgjon njerëz që flasin se duhet vrarë ky apo ai njeri. Në shoqëritë abnormale ky lloj të foluri është normal.
A ka ilaç për këtë çmenduri shqiptare?
Nuk e di.