Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, finalistja Egli Tako është parë në shoqërinë e Gjesti-t, një tjetër personazh i njohur nga formati, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.
Përveç vëmendjes për raportin e tyre të afërt, Egli ka marrë vlerësime të shumta nga ndjekësit për pozitivitetin dhe çiltërsinë që ka shfaqur gjatë gjithë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-së. Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku numri i ndjekësve të saj në Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme – nga 319 mijë në 338 mijë ndjekës.
Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh në finale, prania e saj në fazën përmbyllëse të spektaklit e ka konsoliduar si një prej figurave më të spikatura të këtij edicioni.
