Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Xheneta, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale me një sërë postimesh dhe deklaratash me tone ironike, që janë interpretuar gjerësisht si drejtuar dyshes së diskutuar, Egli dhe Gjestit.
Gjatë transmetimit të spektaklit të së shtunës, Xheneta postoi një video ku shfaqej së bashku me Brikendën, duke shkruar: “Unë dhe Brikenda jemi më shumë çift se do, do” – një koment që ndezi reagime të shumta dhe u pa si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj çiftit të krijuar brenda shtëpisë së famshme.
Në vijim të reagimeve të saj publike, Xheneta publikoi edhe një set fotografik, ku shfaqet në formë të shkëlqyer me një kostum të bardhë njëpjesësh, që thekson elegancën dhe linjat e saj trupore. Por ishte pikërisht përshkrimi që shoqëronte fotot ai që mori vëmendjen kryesore:
“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet” – një tjetër mesazh me nuanca të qarta ironie, që shumë e kanë lidhur sërish me Gjestin.
Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother, Xheneta është shndërruar në një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni, duke ruajtur vazhdimisht profilin aktiv dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.