Mesfushori shqiptar, Adrion Pajaziti, ka vazhduar me paraqitjet mbresëlënëse në kampionatin elitar të Kroacisë, duke realizuar një tjetër gol për skuadrën e tij, HNK Gorica.
Në përballjen ndaj gjigantit Dinamo Zagreb, Pajaziti shënoi në minutën e 67-të, duke i dhënë epërsinë përkohshme ekipit të tij. 22-vjeçari po tregon formë të shkëlqyer, pasi ky ishte goli i dytë i tij në dy ndeshjet e fundit në elitën kroate.
Pajaziti, i cili po shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, vazhdon të tërheqë vëmendjen me kontributin e tij të drejtpërdrejtë në rezultate pozitive për Goricën.
Me këtë ritëm, ai po forcon gjithnjë e më shumë pozitën e tij si titullar dhe një element kyç për ekipin në vazhdim të sezonit.
- Advertisement -
— CF Videos (@cfv1deos) April 23, 2025