Pas triumfit në edicionin e katërt të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Gjesti është rikthyer në vendlindjen e tij, në fshatin Pavlan të Pejës, ku është pritur me entuziazëm nga familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët.
Fituesi i këtij edicioni, menjëherë pas përfundimit të spektaklit, ka udhëtuar drejt Kosovës, ku ka përjetuar një pritje të ngrohtë dhe emocionale. Pamje të siguruara nga IndeksOnline tregojnë momentet familjare të Gjestit, i cili shihet i rrethuar nga të afërmit, duke shijuar ushqime tradicionale në ambientin e shtëpisë së tij.
Pas një periudhe intensive brenda shtëpisë së “BBV”, rikthimi në vendlindje shënon një moment reflektimi dhe qetësie për artistin, i cili ndërkohë po përgatitet për projektet e tij të ardhshme muzikore.
Fansat tashmë janë në pritje të hapave të radhës të këngëtarit, i cili pas suksesit në televizion, pritet të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.
- Advertisement -
