Incidenti i fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Pas ngjarjes, ish-banorë të edicioneve të mëparshme kanë ndarë mendimet e tyre, duke komentuar situatën.
Një prej tyre ishte Zebervoki, i cili ka hyrë live në Instagram për të shprehur reagimin e tij. I revoltuar, jo ndaj vetë incidentit, por ndaj komenteve që kishte lexuar në rrjete sociale, ai theksoi: “Le të vijë Jozi në Kosovë”.
“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të,” u shpreh ai, duke sqaruar se nuk po mbante anë për Jozin, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë në përgjigje të dhunës. Zebervoki theksoi se nuk është dakord me shprehjen “Si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, dhe tha se duhej thënë thjesht: “Një shqiptar godet një shqiptar tjetër.”
Në një mesazh të fortë, ai shtoi: “Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes.”
- Advertisement -
Gjithashtu, Zebervoki komentoi edhe një video që qarkulloi në rrjet pas incidentit, ku disa të rinj shfaqeshin para Top Channel duke thënë: “Hajde përballu me burra.” Ai theksoi se kjo nuk ishte zgjidhja e duhur dhe i vuri në dukje se ata djem nuk qëndruan më shumë se tre minuta aty.
Në përfundim, ai bëri thirrje për kujdes në fjalët që përdoren, duke u kërkuar ndjekësve të mos nxisin përçarje mes shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.