Nesër, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e nëntë. Ky hap shënon fillimin e procesit të formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, seanca do të përbëhet nga katër pika kryesore të rendit të ditës:
Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
Betimi i deputetëve të rinj.
- Advertisement -
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.
Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca e nesërme pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, pozita e të cilit ka ngritur interes të madh politik dhe publik.
E mbetet të shihet nëse nesër do të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, apo do të shtrihet në ditët në vazhdim.