Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, në të cilën e fton për konsultime para konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në letrën e dërguar, Kurti i ka propozuar Abdixhikut një takim këtë javë, duke ofruar dy mundësi datash dhe orarësh për zhvillimin e këtij takimi: më 9 prill në orën 15:00, ose më 10 prill në orën 9:00 ose 14:00.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi paraprak për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së re. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Kurti ka dërguar të njëjtën ftesë edhe për partitë tjera.
Në fund të letrës, Kurti shpreh gatishmërinë për të pritur përgjigjen e Abdixhikut dhe konfirmimin e takimit.
- Advertisement -
