Ne një postim në Facebook, Enver Dugolli u shpreh se në seancën e parë plenare për këtë vit, e nderuam me një minutë heshtje profesoreshën dhe intelektualen e kalibrit të lartë akademik, Dr.Edi Shukriun.
Në vitin 2019, pasi e botova librin e kujtimeve dhe dëshmive nga burgu, e takova profesoreshën dhe ja dhurova librin. Kisha një obligim moral të ndaja me të disa kujtime dhe biseda që kisha me kolosin e kombit Ukshin Hoti në burg, prandaj një pjesë të vogël të asaj bisede e solla edhe në libër.
Më vonë dëgjova që në disa raste gjatë ligjeratave me studentë (profesoresha tani e ndjerë), fliste në piedestal për librin tim duke i dhënë peshë rrëfimit tim si dëshmi autentike dhe tejët të rëndësishëm për historinë tonë.
Përkundër dhimbjes që po ndjejë për profesoreshën që iku në botën e amshushme, po ndihem i lehtësuar që pata mundësi t’i transmetoja bisedat e Baces Ukshin Hoti për gjendjen e përgjithshme në të cilën ishim atëherë dhe për profesoreshën gjithashtu…
- Advertisement -
Prehu në paqe profesoresha Edi!