“Telenovela” e Mohamed Salah është afër përfundimit, pasi sulmuesi i Liverpool pritet të qëndrojë te klubi, ndryshe nga sa ishte përfolur. Edhe pse në vitin e fundit të kontratës, Salah ka deklaruar më parë se ky do të ishte sezoni i tij i fundit si lojtar i ‘The Reds’, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Ritmi i tij mbetet i jashtëzakonshëm dhe ai është aktualisht golashënuesi më i mirë në Premier League.
Nga mediat egjiptiane raportohet se Salah do të vazhdojë aventurën te Liverpool, pasi klubi ka arritur të sigurojë financat e nevojshme për të mbajtur yllin e tij. Largimi i Trent Alexander Arnold është faktor kyç në këtë vendim, pasi të kuqtë pritet të kursejnë një shumë të madhe nga paga e tij për të përmbushur kërkesat e Salah.
Edhe pse aktualisht Salah përfiton 25 milionë euro në vit, është e sigurt që Liverpool nuk do t’i ofrojë të njëjtat kushte një lojtari 31-vjeçar, por oferta e re pritet të jetë shumë e favorshme. Me këtë, Salah pritet të rinovojë kontratën për të paktën dy vjet të tjera. Megjithatë, Arabia Saudite vazhdon të bëjë ofertat, por për momentin, Salah duket se do të qëndrojë te ‘The Reds’.