Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë, ku janë përfshirë dy vetura, duke lënë të lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
“Policia mori informacion për aksidentin që ka ndodhur në Gllarevë-Klinë, ku dy vetura ishin të involvuara. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona pësuan lëndime trupore dhe janë dërguar në QMF-Klinë për trajtim,” ka deklaruar Rugova.