Policia e Kosovës ka ofruar detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, personat që dyshohet se kanë kryer vrasjen ishin të armatosur dhe të maskuar.
“Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hapur zjarr në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë. Si pasojë, njëri prej viktimave ka humbur jetën në QKUK, ndërsa viktima tjetër po merr trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur të gjitha njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.