Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kanë vizituar një pikë kufitare mes Kosovës e Serbisë.
Sorensen ka thënë se është “mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit”, duke shtuar se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.
“Derisa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gurthemel i integrimit europian”, ka shkruar ai në X. Ai ka falënderuar edhe KFOR-in për mbështetjen logjistike.
Ndryshe Sorensen po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë që kur mori postin e emisarit më 1 shkurt. Ai dje është takuar me krerët e vendit, udhëheqësit e opozitës, si dhe ka shkuar në KFOR për vizitë.
- Advertisement -
Sorensen do të qëndrojë në Kosovë edhe sot e nesër.