Barcelona bëri rikthim spektakolar të dielën mbrëma në stadiumin Metropolitano, duke përmbysur Atletico Madridin, të cilët kishin epërsi prej 2-0 kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë.
Një nga protagonistët kryesorë të kësaj përmbysjeje ishte talenti i ri Lamine Yamal, i cili shënoi golin vendimtar për fitoren e Barcelonës.
Pas ndeshjes, ai duke folur për ‘Movistar’, u shpreh shumë i lumtur me fitoren ndaj Atletico Madridit.
“Jam shumë i lumtur me fitoren. Tri pikët ishin shumë të rëndësishme. Ne ishim të gjithë në dhomën e zhveshjes duke festuar, po argëtoheshim së bashku dhe tani jemi shumë të lumtur”, tha Yamal.
- Advertisement -
Kjo fitore e rëndësishme i jep Barcelonës një motiv të madhe në ‘luftën’ për titull të kamionit në La Ligë.