Manchester United do të ndeshet me Olympique Lyon në çerekfinale të Europa League.
Kjo pasi skuadra angleze të enjten ka arritur një fitore të thellë 4-1 ndaj Real Sociedad në “Old Trafford”, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Skuadra spanjolle ka kaluar e para në epërsi me golin e Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e dhjetë’, por Bruno Fernandes e ka barazuar po nga pika e bardhë në minutën e gjashtëmbëdhjetë.
Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-1.
- Advertisement -
Në minutën e pesëdhjetë, Fernandes ka realizuar sërish nga penalltia për të kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi.
Real Sociedad ka mbetur me një lojtar më pak në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, pasi Aramburu është ndëshkuar me karton të kuq.
United e ka shfrytëzuar avantazhin numerik dhe në minutën e tetëdhjetë e shtatë, Bruno Fernandes e ka kompletuar tregolëshin e tij me asistimin e Alejandro Garnachos.
Në minutat shtesë, Diogo Dalot e ka shënuar golin e fundit, duke vulosur rezultatin 4-1.