Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar 89 nga 187 kutitë e votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
Në procesin e numërimit janë gjithsej 188 kutitë e votimit nga diaspora, ndërsa deri tani janë procesuar 67 prej tyre.
dukagjini.com
KQZ-ja ka njoftuar se numërimi i votave po vazhdon, dhe se do të publikohen rezultate të reja pasi të përfundojë procesi i numërimit.
Për të parë rezultatet më të fundit dhe detaje të tjera, rekomandohet ndjekja e faqes zyrtare të KQZ-së.