Pas tre dekadash në arrati, policia italiane ka arrestuar një nga bosët e mafias, Matteo Messina Denaro. 60-vjeçari u arrestua ndërsa kishte shkuar për t’u vizituat në një klinikë private në Palermo. Tani ai do të vuajë disa dënime të përjetshme, ndërsa sipas prokurorisë italiane është përgjegjës për dy sulme me bomba në Siçili në vitin 1992 që vranë prokurorët kryesorë të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Matteo Messina Denaro përfundoi në pranga, ndërsa kishte shkruar për t’u vizituar në një klinikë private në Palermo. Ai u dërgua nga policia në një vend sekret menjëherë pas arrestimit, njoftoi televizioni shtetëror italian.
Messina ishte i fundit nga tre bosët e mëdhenj të mafias siçiliane, i arratisur për një kohë të gjatë dhe i kishte shpëtuar kapjes për dekada pavarësisht se qindra oficerë policie gjatë viteve ishin ngarkuar ta gjurmonin atë. Ai përballet me dënime të shumta të përjetshme.