Është një rregull qe jetëgjatësia e baterisë se celularit zvogëlohet më kalimin e kohës. Apple jep këshilla te dobishme se si mund te zgjasni “Jetën e Iphone tuaj”.
Përditësoni softuerin dhe sigurohuni që telefoni juaj po përdor versionin mete fundit te IOS, pasi përditësimet e Apple shpesh përfshijnë teknologji të avancuara të kursimit të energjisë në telefonin tuaj.
Shmangni temperaturat ekstreme. Kushtet ideale te funksionimit të Iphone janë midis 16 dhe 22 grade Celsius. Sipas Apple, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin e pajisjes ne temperatura më të larta se 35 grade.
Nëse dëshironi të ruani një Iphone për një kohë të gjatë, mos e bëni ketë më baterinë plotësisht të ngarkuar. Ruajeni të mbyllur më baterinë rreth 50%, ne një ambient nen 32 grade Celsius dhe pa lagështi.
- Advertisement -
Nëse ende dëshironi ta ruani për më shumë se 6 muaj rekomandohet ta karikoni deri ne 50% një herë në gjashtë muaj.