Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur tashmë.
Janë gjithsej gjashtë qendra me 24 vendvotime, ndërsa 18 mijë e 781 qytetarë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviç, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.