Gjesti dhe G Bani kanë shkelur një nga rregullat më të rrepta të “Big Brother VIP Albania” duke hyrë së bashku në tualet dhe mbyllur derën, një veprim që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mund të ketë pasoja për ta. Në edicionet e kaluara të spektaklit, banorët që kanë shkelur rregullat për të qenë të përfshirë në situata të tilla janë ndeshur me ndëshkime të ndryshme, përfshirë “zarfin e zi”, që mund të çojë në eliminimin e menjëhershëm nga shtëpia.