Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dekoron ambasadorin amerikan shumë të dashur për shqiptarët William Walker me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
Begaj deklaroi gjatë mesazhit të tij, se Walker është njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.