Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara.
Laerti ka lexuar zarfin e zi ku shpjegohet arsyeja e përjashtimit të Jozit nga gara. Për shkak të diskriminimit fyerjes dhe vlerës si popull, për shkak të disrespektit ndaj bashkëkombasve tanë, gjë të cilën e ka bërë Jozi mbrëmjen e djeshme në një debat me Gjestin, ai është përjashtuar.
Jozi ka debatuar me Gjestin mbrëmjen e djeshme, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2025/02/jozi.jpeg)